Një letër nga shefi i privatësisë së Apple të enjten nisi përplasjen e fundit të kompanisë me Facebook, me të dy gjigandët e teknologjisë që akuzojnë njëri-tjetrin për mos mbrojtjen e të dhënave tuaja siç duhet.
Të dy kompanitë gjigande janë përplasur me njëra tjetrën për marrjen e të dhënave të përdoruesve.
Kompania celulare Apple do të prezantojë në një konferencë një funksion të ri të privatësisë që do t’i lejojë përdoruesit e iPhone që të aktivizojnë gjurmimin e tyre nga aplikacione të ndryshme për qëllime reklamimi.
Në një letër të raportuar nga disa media amerikane, shefja e privatësisë së Apple, Jane Horvath, ka deklaruar se Faccebook nuk kujdeset për privatësinë e njerëzve, duke u mbledhur atyre sa më shumë të dhëna.
”Drejtuesit e Facebook-ut e kanë bërë të qartë se qëllimi i tyre është të mbledhin sa më shumë të dhëna të mundshme si në produktet e pronarit ashtu edhe në ato të palëve të treta, për të zhvilluar dhe monetarizuar profile të hollësishme të përdoruesve të tyre”,- thotë Horvath.
Në përgjigjen e tij ndaj letrës së Apple, Facebook po akuzon Apple për përdorimin e privatësisë së të dhënave si mbulesë për dominimin e tregut në botën e reklamave.
“Ata po përdorin pozicionin e tyre dominues të tregut për të vetë-preferencuar mbledhjen e tyre të të dhënave, ndërsa e bëjnë gati të pamundur që konkurrentët e tyre të përdorin të njëjtat të dhëna. Ata pretendojnë se ka të bëjë me privatësinë, por ka të bëjë me fitimin”,- tha Facebook në një deklaratë.
Apple parashikohet të bëjë deri në 11 miliardë dollarë reklama deri në vitin 2025 , megjithëse të ardhurat e saj kryesore vijnë ende nga App Store dhe pajisjet e saj . Google gjithashtu pretendohet se i paguan Apple 8 deri në 12 miliardë dollarë për të qenë motori i parazgjedhur i kërkimit në iPhone, si një përfitim i madh për gjigantin e reklamave.



