Akuzat e Bashës për fshehjen e numrit të viktimave nga COVID, Meta: Ramës i takon t’i bëjë thirrje Prokurorisë për të hetuar që të mos mbajë asnjë përgjegjësi
Disa ditë më parë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi qeverinë se po fsheh shifrat e vërteta të vdekjeve nga COVID, duke ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.
Presidenti Ilir Meta i ftuar në Abc News është shprehur se Prokuroria duhet të hetojë për këto akuza të Bashës, ndërsa shtoi se edhe kryeministrit Rama i takon t’i bëjë thirrje Prokurorisë për hetim, nëse do që të mos mbajë asnjë përgjegjësi.
“Mendoj se Prokuroria i detyrohet popullit shqiptarë për të hetuar dhe verifikuar disa akuza konkrete të ngritura jo vetëm nga Basha, por edhe kryeministrit i takonte t’i bënte thirrje Prokurorisë për të hetuar në mënyrë që të mos mbante asnjë përgjegjësi.
Transparenca duhet të kërkohet nga qeveria për të patur mbështetje efektive nga të gjithë.Prokuroria e ka për detyrim ndaj popullit shqiptar, pasi duhet të hetojë edhe për abuzime të thjeshta dhe jo më për çështje që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve shqiptarë. Kjo do të ndihmonte për një bashkëpunim më të përgjegjshëm”, tha Meta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



