E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO: 22 vjeçari shkoi për gjah me shokun dhe u vra aksidentalisht
Publik News

FOTO: 22 vjeçari shkoi për gjah me shokun dhe u vra aksidentalisht

I riu që shikoni në foton e mësipërme është Elidon Basha, 22 vjeçari që u vra mbëmjen e djeshme në Fushë Bulqizë nga shoku i tij Klodian Kola, teksa kishin dalë për gjueti.

Sipas Policisë, mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, shtetasi Klodian Kola së bashku me shtetasin Elidon Basha kanë qenë duke gjuajtur me armë gjahu çifte, ku për pasojë 22 vjeçari Basha është plagosur.

Dyshohet se nga pakujdesia 27 vjeçari Klodian Kola ka plagosur shokun e vet, i cili është trasportuar me urgjencë në spitalin e Tiranës, por fatkeqësisht ka humbur jetën rrugës, dhe në orën 03.30 të mëngjesit të sotëm ka mbërritur i vdekur. Shoku i Elidon Bashës është shoqëruar në Polici dhe po merret në pyetje, ndërsa në vendin ku Klodian Kola plagosi aksidentalisht 22 vjeçarin, u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, një elektrik dore, motomjeti me të cilin këta shtetas kishin shkuar për gjueti dhe sende të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.