Haki Çako mbyll gojën për Vlorën: Do të japim informacion më vonë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka dalë sot në një konferencë për shtyp. Kur pritej që Çako të jepte informacion dhe detaje për aksionin e djeshëm në Vlorë, ku u kap një sasi e madhe lëndësh narkotike, Çako u ndal vetëm tek ngjarja e Elbasanit dhe gabimet e policisë së Elbasanit, duke lajmëruar shkarkimet përkatëse.
Çako u pyet për dekonspirimin e aksionit të djeshëm në Vlorë dhe a ndikoi ky dekonspirim në largimin e Florian Habilajt. Ai nuk dha asnje informacion por tha se policia do të ketë komunikime të tjera lidhur me këtë çështje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



