E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tre ish-presidentët amerikanë do bëjnë vullnetarisht vaksinën kundër covid-19
Publik News

Tre ish-presidentët amerikanë do bëjnë vullnetarisht vaksinën kundër covid-19

Ata shpresojnë që me këtë fushatë ndërgjegjësimi do të japin një mesazh të fortë te publiku amerikan dhe do të kthejnë besimin e tij për të bërë vaksinën anticovid,raporton CNN.

Freddy Ford, kreu i stafit të Bush, deklaroi për Cnn se presidenti i 43- kishte kontaktuar Dr. Anthony Fauci – drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe eksperti kryesor i sëmundjeve infektive të vendit – dhe Dr. koordinatori i përgjigjes për koronavirusin e Shtëpisë së Bardhë, për të ofruar kontributin e tij në promovimin e vaksinës.

Ndërsa sekretari i shtypit të Clintonit tha për Cnn ditën e mërkurën se ish-presidenti do të ishte i gatshëm të merrte vaksinën në një mjedis publik për ta promovuar atë.

“Presidenti Clinton patjetër do të marrë një vaksinë sa më shpejt që të jetë në dispozicion të tij, bazuar në përparësitë e përcaktuara nga zyrtarët e shëndetit publik. Dhe ai do ta bëjë atë në një mjedis publik nëse do të ndihmojë në nxitjen e të gjithë amerikanëve të bëjnë të njëjtën gjë”, tha Angel Urena .

Ndërkohë, Obama u shpreh se kishte besim në fjalët e Faucit, “Unë mund ta marr vaksinën në Tv, ose ta filmojë momentin e vaksinimin që njerëzit të shikojnë se unë i besoj kësaj shkence”, tha Obama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.