E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skema e vrasjes së efektivit të FNSH në Lezhë: Xhulio Prelën e morën në telefon dhe u nis nga Tirana, në autostradë i bënë pritë, plumbi në zemër fatal
Lajme

Skema e vrasjes së efektivit të FNSH në Lezhë: Xhulio Prelën e morën në telefon dhe u nis nga Tirana, në autostradë i bënë pritë, plumbi në zemër fatal

Xhulio Prela, efektivi 26 vjeçar i FNSH, u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e sotëm në rrugën Lezhë-Milot, në afërsi të vendit të quajtur Gajush.

Në njoftimin paraprak për ngjarjen, Policia thotë se në orën 02.20 të mëngjesit në sallën operative janë lajmëruar për një makinë që kishte dalë nga rruga në rrugën Lezhë-Milot. Kur kanë shkuar në vendngjarje ata kanë konstatuar trupin e pajetë të kolegut të tyre Xhulio Prela.

Menjëherë drejt vendgjarjes kanë shkuar forca të shumta Policie, FNSH-ja dhe forcat speciale RENEA, të cilat po krehin zonën për kapjen e autorit. Deri tani janë shoqëruar në Policinë e Lezhës 16 persona.

Bëhet me dije se Prela pasi kishte çuar disa familjarë të tij në Aeroportin e Rinasit, ishte nisur menjëherë drejt Lezhës pas një telefonate, përmbajtja e së cilës deri tani nuk dihet. Kjo telefonatë dyshohet se është bërë pikërisht nga personat që i morën jetën.

Efektivi i FNSH në autostradën Lezhë-Milot, ështëë përballur me një person i cili i ka bërë shenjë me elektrik dore që të ndalonte. Nuk dihet deri tani nëëse ky person ishte i njohur për 26 vjeçarin, por nga burime thuhet se Xhulio ka ndaluar dhe ka debatuar me këtë person.

Këtë e kanë konfirmuar dhe hetuesit, të cilët në vendngjarje kanë parë se xhami i shoferit ishte i ulur, çka tregon se viktima ka ndaluar dhe ka folur me personin që e ka ndaluar. Teksa debatonte me këtë person, pranë makinës me të cilën Xhulio Prela udhëtonte është afruar një mjet tjetër.

Sapo është afruar pranë makinës ku ndodhej Xhulio, nga mjeti tejtër ëhstë hapur zjarr me një pistoletë TT. Aty efektivi i FNSH ka tentuar të largohet por në lëvizje e sipër një nga tre plumbat e shkrepur e ka marrë në zemër, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas disa metrash makina me të cilën ai udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Personat që e kanë ndaluar Xhulio Prelën në mes të rrugës dyshohet se nuk kanë qenë të rastësishëm, por atentati i tij ka qenë i mirëmenduar sepse autorët kanë studiuar çdo lëvizje të tij.

Viktima e bënte shpesh këtë rrugë pasi familja e tij jetonte dhe në Tiranë dhe në Rrile të Lezhës, ndërsa vetë Xhulio Prela ishte pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt të Shkodrës, por ndërkohë vazhdonte dhe studimet në Akademinë e Sigurisë në Tiranë, në vitin e 3-të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.