E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja Klodiana Lala, për  vrasjen e  25-vjeçarit Klodian Rasha nga  efektivi i policisë:Ka fshehje të ngjarjeve
Publik News

Gazetarja Klodiana Lala, për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë:Ka fshehje të ngjarjeve

Sipas gazetares, Rasha është qëlluar pas shpine, çka do të thotë se oficeri i policisë ka qenë në tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes.

“Klodian Rasha është qëlluar pas shpine. Oficeri i policisë ka qenë në tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes. Ligji thotë që duhet të jetë në proporcion të drejtë. Është qëlluar nga një distancë prej 60 metrash.

Një pistoletë që pretendohet se është gjetur në vendin e ngjarjes, është gjetur rreth 200 metër larg vendit ku ëshë gjetur trupi i pajetë i Klodian Rashës. 

Efektivët e forcave Shqiponja në momentin që e kanë parë të riun të dalë jashtë banesës janë ndarë në dy drejtime të ndryshme. Kemi deklaratën e punonjësit të policisë nuk kemi asnjë të dhënë , për debatin apo diskutimin që është bërë mes tyre”, tha Lala.

Referuar deklaratave të policit se i riu kishte diçka në dorë që dukej si armë, Lala tha se efektivët kanë qenë në ndjekje nga mbrapa dhe nuk mund të kenë parë çfarë mbante në dorë i riu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.