E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Paloka Rama mori në telefon gjyqtarin dhe i tha ‘të pres këmbët’
Publik News

Edi Paloka Rama mori në telefon gjyqtarin dhe i tha ‘të pres këmbët’

Demokrati Edi Paloka është shprehur se kryeministri Rama nuk do që Gjykata Kushtetuese të ngrihet. Sipas tij, kryeministri e mban peng atë dhe Kushtetuesja s’do jetë funksionale para 25 prillit.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në Tempora, Paloka tha se Rama ka marrë në telefon një gjyqtar dhe i ka thënë se do t’i priste këmbët.

“Një njeri nuk e do gjykatën Kushtetuese. Deri në këtë pikë e solli Edi Rama. Gjykata Kushtetuese nuk ngrihet para 25 prillit. Ka vetëm një njëri që e mban peng.

Sikurse ka gjetur justifikime për dy vjet, ashtu do të ndodhë edhe tani me këtë Gjykatë. Rama i merr vetë në telefon këdo që i duhet për t’i bërë presion. Mori një gjyqtar në punë dhe i tha të pres këmbët, e ka pranuar vetë.

I bën këto për qëllimet e veta personale, që t’i përdori. Nuk do të vihet në funksion deri para zgjedhjeve të 25 prillit, ku do të jemi”, u shpreh Paloka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.