E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëshmia e të penduarit Luftar Reçi: Lul Berisha më erdhi në kazino dhe më kërkoi të vras…
Publik News

Dëshmia e të penduarit Luftar Reçi: Lul Berisha më erdhi në kazino dhe më kërkoi të vras…

Ai ka dëshmuar se takimi mes tyre kish ndodhur në kazinonë e tij në Tiranë, dhe Lul Berisha i kishte ofruar vrasjen e hasmit të tij si pjesë të “paktit” mes tyre. “Lulzim Berisha më kërkoi që unë të vrisja Klodian Saliun”, ka dëshmuar ai.

“Në fillim të shkurtit kam takuar në Tiranë Lul Berishën. Takimi u realizua ne vendin e quajtur Stacioni i Trenit në Tiranë, vend ku unë kisha një kazino timen. Gjatë takimit Luli më ofroi një marrëveshje sipas së cilës unë duhej të vrisja shtetasin Klodian Saliu dhe ai në këmbim do të vriste hasmin tim. Ata më thanë se Klodian Saliu e kishte kundërshtuar dhe kishin frike se mos i vriste”, ka thënë Luftëtar Reçi.

Luftar Reçi ka pranuar se ka pasur lidhje shoqërore me “trurin” e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, dhe Indrit Taullain. I akuzuar për vrasje dhe trafik droge dhe prej 11 vitesh në burg, Luftar Reçi është rikthyer në vëmendje për shkak të rolit kyç që ka pasur në hetimet e bujshme të SPAK.

I njohur ndryshe si i “tmerrshmi i Dibrës” ai është personi që me dëshmitë e tij ka bërë që të rihapen dosjet e bujshme të dy vrasjeve të bujshme të ndodhura në vitin 2005, ajo e Klodian Saliut dhe e biznesmenit Vajdin Lamaj.

Kujtojmë që dje Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar urdhër arreste për 3 bosë të krimit, pasi dyshohen se janë atentatorët e biznesmenit Vajdin Lamaj në vitin 2005.

Bëhet fjalë për Lulzim Berishën, Plaurent Dervishajn dhe Luftar Reçin, të cilët në bashkëpunim me Indrit Taullain kanë vrarë në 26 shkurt 2005 Klodjan Saliun, i cili njihej si kundërshtari i Lulzim Berishës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.