Nuk dua të besoj se zonja Kim është pjesë e kësaj skeme diversioni
Dje pasdite ishim në skenarin e filmit Në Fillim të Verës. “Arrestoni bozaxhiun”- këshillonte zoti Tosti kuestorin, kuptohet për të shmangur vemendjen nga aktiviteti i tij.
Fiks ky skenar ishte dhe dje. Për të shmangur vemendjen nga vrasja e të riut, për mungesë maske nga policia, në ditën e rinisë, u lëshua lajmi të arrestohet Lul Berisha.
Bah çfarë poshtërsie! Kurdisja e lajmeve diversive është poshtërsi!
Dje duhej shpallur ditë zie kombëtare nga qeveria dhe jo të bëheshin lojra diversive të tilla. Duhej shpallur edhe si jë gjest ndjese publike për këtë ngjarje të rëndë. Se në fund të fundit i riu u vra nga shteti.
Por jo, lajmi i arrestimeve u bë më i madh!
Siç u provua publikisht, ata qënkëshin larguar nga Shqipëria ditë më parë dhe policia e dinte nga sistemi TIMS.
Por lajmi duhej bërë dje. Pikërisht dje!!!
Ky quhet diversion.
=========
Sinqerisht nuk e kuptoj “entusiazmin” e zonjës Kim, që bash në ditën e zisë të rinisë, u shpreh me pathos për punën e mirë të SPAK, i cili paska të vendosur të riciklojë arrestime të personazheve
që janë arrestuar dhe herë të tjera.
Nëse zonja Kim është e dëshpëruar për sukses të SPAK, modestisht i sugjerojmë të ulë nivelin e pathosit me të cilin shprehet, sepse ky nuk është sukses i SPAK dhe Reformës.
Lul Berisha & co janë arrestuar, gjykuar e dënuar, rëndë madje, pa SPAK e pa Reformë. Faktet tregojnë se sa hyri Reforma këto personazhe u liruan nga dënimet kapitale. Fakt është gjithashtu që edhe hetimi pasuror antimafie i kryer nga sajesa OFL, SPAK dhe Reforma i bëri heronj ata.
Fakti që SPAK po i riarreston, nuk do të thotë sukses i reformës. Asgjë të jashtëzakonshme nuk po bën. Aq më tepër që kjo çështje paska qenë aty e hapur prej vitesh në pritje të provave të reja.
Sidoqoftë, SPAK mirë ka bërë. Por të mos harrojmë, thjesht po bën detyrën.
Arrestime e riarrestime kemi bërë gjithmonë edhe kur ska qenë këtu zonja Kim. Edhe pa Reformën.
Puna është që entusiazmi i tepruar nuk e lejon zonjën të shohë lojrat diversive që luan pushteti, ngre në spot një ngjarje rutinë, për të fshehur një krim shtetëror!
Nuk dua të besoj se zonja Kim është pjesë e kësaj skeme diversioni.
=======
Ambasadorët e huaj nuk janë të detyruar të shprehen për ngjarjet tona të brendshme. Madje e kanë të ndaluar ta bëjnë, sipas dokumentave ligjore të statusit të diplomatit.
Megjithatë, kur e bëjnë duhet të meritojnë edhe kritikën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



