Vrasja e 25 vjeçarit në Laprakë/ Të rinjtë protestojnë para kryeministrisë
Ditën e sotme të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike me pankarta në duar kanë organizuar një tubim përpara kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme për të kërkuar drejtësi për vrasjen e të riut Klodian Rasha ditën e djeshme nga një efektiv policie.
Sipas tyre policia i shërben shtetit dhe jo qytetarëve siç duhet të jetë. Gjithashu ata shprehen se ndjehen edhe të frikësuar sepse një i ri u vra nga një polic pikërisht në 30 vjetorin e lëvizjes studentore.
“Nuk është rastësi, por është si karshi e 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë dhe largimit nga kthetrat e komunizmit”, thotë me tej një prej të rinjve.
Kryefjala e këtij tubimi ishte drejtësia pasi për të rinjtë dje duhet të ishte një ditë feste dhe jo zie.
Edhe pse grumbullimet mbi 10 persona nuk lejohen nga masat e marra për COVID-19, policia nuk ndaloi në asnjë moment këtë tubim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



