E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jozefina Topalli: Klasa politike në vend duhet të ndryshojë, Rama e Basha të japin dorëheqjen
Lajme

Jozefina Topalli: Klasa politike në vend duhet të ndryshojë, Rama e Basha të japin dorëheqjen

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli se fundmi ka shprehur opinionin e saj për vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha. Sipas Topallit aktet e dhunës vijnë si shkak i pamundësohet ekonomike dhe varfërisë së popullit.

“Unë uroj që protestat të shtohen në numër por di të lexoj përtej kësaj. Përtej vrasjes së këtij djali, ka më shumë se sa thjesht ky akt. Shumica e atyre që largohen janë nën 34-vjeç. Nuk i kemi dhënë mundësi dhe nuk ka pasur asnjë projekt për këtë. Nëse këto të rinj ndihen të pasigurt dhe shohin një pabarazi të tmerrshme. Reagimet e tyre nuk mund të gjykohen kurrë. Nuk ka dhunë më të madhe se sa varfëria.

Ne ndjekim protesta në të gjitha vendet. Kemi parë dhunë në gjithë protestat në Francë, Gjermani e Amerikë. Nuk e pranoj dhunën por unë e kuptoj atë. Ftesa ime është për klasën politike. Ka arsye për të cilët të rinjtë ngrihen në protesta. Çështja nuk është tek dorëheqja e një ministri. Do vijë një moment që ne të themi prit se jemi të gjithë bashkëfajtor. Kjo klasë politike duhet të mbyllë ciklin e vetë për t’i dhënë shans një lëvizje të fuqishme të të rinjve”, shprehet ish-kryetarja e kuvendit.

Topalli ka hedhur dhe akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha për të cili shprehet se është fshehur gjatë protestave. Ajo thotë se edhe ai duhet të japë dorëheqjen nga PD pasi e ka çuar drejt shkatërrimit. Sipas saj së pari duhet të japë dorëheqjen kryetari i qeverisë dhe më pas kryetari i opozitës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.