Itali/ Vaksinimi kundër COVID nis në javën e parë të janarit
Ministri italian i shëndetësisë ka dhënë sot një lajm të mirë për italianët duke treguar se vaksinimi kundër coronavirusit do të nisë javën e parë të janarit.
Roberto Speranza shtoi gjithashtu se vaksinimi do të jetë vullnetar dhe se propozon që vaksinimi të nisë në të njëjtën ditë në të gjithë Europën.
Ministri gjithashtu e vë theksin tek festat e fundvitit dhe se shqetësohet se do të ketë një përhapje të gjerë të virusit gjatë këtyre ditëve.
“Jam i shqetësuar për dy javët e festave. Nuk është se nga janari e shkurti do t’i zgjidhim të gjitha problemet dhe duhet ta fiksojmë në mendje që gjatë kësaj periudhe të kemi sjelljen e duhur dhe prandaj po bëjmë edhe thirrje që gjatë festave të jemi shumë të vëmendshëm, sepse qarkullimi viral mund të forcohet kur ndryshojnë sjelljet e bëhen të tilla që favorizojnë rinisjen e qarkullimit”, tha ministri.
Sipas autoriteteve italiane deri në gjysmën vitit t ardhshëm do të vaksinohen të gjithë popullsisë. Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga Bashkimi Europian, Italia do të marrë rreth 202.5 milionë doza vaksinash nga 6 kandidatë të ndryshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



