Robinho dënohet me 9 vite burgim për përdhunimin e 22 vjeçares
Gjykata e Apelit në Milano ka konfirmuar këto ditë një dënim kundër ish sulmuesit Robinho, me 9 vite burgim për perdhunim e një vajzë shqiptare 22 vjeç.
Në kohën që ka ndodhur ngjarja Robinho luante për Milanin dhe ishte viti 2013 dhe të dy personat e përfshirë ndodheshin në të njëjtën disko.
Robinho u gjet përsëri fajtor edhe pas kaq vitesh për veprën e përdhunimit me pesë persona të tjerë. Apeli, gjithashtu dënoi një nga miqtë e Robinho, Ricardo Falco, një tjetër brazilian, me 9 vite burg, siç bëri gjykata e shkallës së parë.
Për katër të tjerët, të akuzuar për përdhunim në grup, ndërsa përtonin nga vajza shqiptare, që ishte e dehur, gjyqi ishte pezulluar.
Robinho dhe Ricardo u urdhëruan t’i paguanin të përdhunuarës dëmet prej 60.000 euro. Prokurorët kishin kërkuar 10 vite burg për ta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



