E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tritan Kalo kujton 24 mjekët që humbën jetën nga COVID
Publik News

Tritan Kalo kujton 24 mjekët që humbën jetën nga COVID

Kalo shkruan se ishin “24 yje që do ti mungojnë vargut të yjeve të mjekëve shqiptarë, të cilët punuan e sakrifikuan një jetë të tërë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetët e të tjerëve”.

Statusi i plotë:
“KOHË KOVIDIANE…..HOMAZH për MANTELBARDHËT tanë të cilët humbën jetën e tyre në përballjen me sfidën e shekullit, Infeksionin e shkaktuar prej virusit jetëlëndues e jetëmarrës Sars-Cov2/Covid-19…..24 yje që do ti mungojnë vargut të yjeve të mjekëve Shqiptarë, të cilët punuan e sakrifikuan një jetë të tërë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetët e të tjerëve….Jam i nderuar dhe shumë krenar që pjesën më të madhe të tyre i kisha njohur personalisht…JU LUTEM që për të nderuar edhe me shumë emrin dhe punën e tyre, respektoni gjithçka për të ulur mundësinë e infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19, për të ulur numurin e të prekurve prej kësaj “flame mbarëbotërore”….M.D.H. = Maska/Mbulimi i hundës dhe i gojës + Distancimi fizik kur dhe ku është e mundëshme + Higjena personale dhe e mjediseve kolektive, janë trinomi i masave që për momentin mbeten më të efektshmet në këtë përballje me “armikun e padukshëm”….U prehshi në Altarin e Pavdekësisë!!!!”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.