Plagosja nē Vlorë policia njofton: Qytetari u plagos me mjete tē forta në kokë
I plagosuri u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 17:20, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar në kokë, dyshohet me një send të fortë , shtetasi K. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Sherbimet e Policise kane shkuar menjeherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



