E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministria e Shëndetësisë: 809 raste të reja dhe 12 viktima
Lajme

Ministria e Shëndetësisë: 809 raste të reja dhe 12 viktima

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 2711 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 809 qytetarë.

Rastet pozitive janë përkatësisht në këto qytete: 276 raste në Tiranë, 88 raste në Shkodër, 37 raste në Elbasan, 30 raste në Krujë, 28 raste në Sarandë, 27 raste në Fier dhe Berat, 24 raste në Mirditë, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kavajë dhe Korçë, 20 raste në Kuçovë, 18 raste në Durrës dhe Vlorë, 14 raste në Has, 13 raste në Pogradec, 12 raste në Mat, 10 raste në Kurbin dhe Dibër, 9 raste në Kukës, 8 raste në Malësi e Madhe dhe Gjirokastër, 6 raste në Tepelenë dhe Përmet, 5 raste në Devoll, 4 raste në Pukë, Tropojë, Mallakastër dhe Skrapar, 3 raste në Kolonjë dhe Gramsh, 2 raste në Peqin dhe Delvinë, 1 rast ne Librazhd dhe Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.876 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale ka qenë dhe vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 426 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Saranda dhe 1 qytetar nga Kukësi, të moshave 63-78 vjeç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.