E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Neveria Kaptelli/ Mësimi online një dështim, vendi ynë shumë mbrapa me masat e marra
Lajme

Neveria Kaptelli/ Mësimi online një dështim, vendi ynë shumë mbrapa me masat e marra

Siç e dimë mësimi në shkollat shqiptare po zhvillohet i alternuar, online dhe në shkolla ndërsa në universitete po zhvillohet tërësisht online. Kjo gjë ka ndikuar shumë tek arsimi hë ka bërë që ai të mos jetë në pritshmëritë e duhura. Presidenti i Sindikatave të Pavarura të Arsimit Shqiptar, Nevrus Kaptelli ka folur mbi premtimet që ka bërë qeveria shqiptare dhe sesa janë zbatuar këto premtime. Sipas tij është thënë që arsimi do të jetë prioritet por buxheti i miratuar për këtë sektor nuk ka qenë i duhuri.

Kaptelli ka folur mbi kushtet e shkollave në kohë pandemie dhe ka thënë se udhëzimet për zbatimin e mësimit në kohën e virusit nuk po zbatohen në pjesën më të madhe të vendit.

“Mësimi online është një dështim. Pjesa më e madhe e mësuesve dhe nxënësve nuk kishin akses në internet dhe po të kthehemi në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë thotë se mësimi i detyrueshëm është falas. Ne shohim se mësimi online nuk është më falas sepse nxënësit dhe mësuesit po e blejnë internetin dhe Ministria e Arsimit nuk mori asnjë masë për t’ia siguruar falas.
Ministritë e Arsimit të vendeve fqinje si Mali i Zi apo Kosova nëpërmjet projekteve kanë bërë të mundur t’i trajnojnë mësuesit me teknologjinë bashkëkohore, madje Maqedonia i ka pajisur mësuesit të gjithë më laptop.Nëse ne po shohim se teknologjia po ecën me hapa të shpejta dhe po përparon dita ditës, mësuesit tanë janë të patrajnuar për këtë. Kjo u reflektua qartë në fillimet e pandemisë, kur mësuesit dhe nxënësit nuk kishin as akses në internet”, shprehet ai.

Shpenzimet për shërbimin e internetit arrijnë në 2 miliard lekë në muaj, thotë Z.Kaptelli.

Në pjesën më të madhe të zonave rurale mësimi online nuk zhvillohet sepse ka familje ne kufijtë e jetesës që nuk kanë mundësi ta blejnë internetin.

Presidenti i Sindikatave të Pavarura të Arsimit Shqiptar shpreh shqetësimin se nuk po meren masa sepse askush nuk e di si do të vazhdojë kjo situatë dhe si do të zhvillohet mësimi pas Vitit të Ri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.