Britani e Madhe/ Qindra doza të Pfizer nuk janë më të përdorshme nga defekti në frigorifer
Ditën e sotme është bërë me dije se qindra doza të vaksinës kundër Covid-19 dyshohet të mos janë më të përdorshme në një spital në Britaninë e Madhe, pasi pajisja frigoriferike që i konservonte ato pësoi një defekt.
Spitali i Harborough në Rushten të Northamptonshire, kishte rreth 975 doza të vaksinës së Pfizer, që ashtu siç është thënë më herë duhet të ruhen në një temperaturë -75 gradë Celsius.
Qendra shëndetësore ishte përzgjedhur si një ndër klinikat që duhet të kryente vaksinimin kundër koronavirusit për personat mbi 80 vjeç.
Disa pacientë e morën vaksinën të mërkurën në këtë spital, por të tjerë që qëndruan në radhë në ditën pasardhëse u njoftuan se nuk kishte më asnjë dozë.
Është ende i paqartë numri i saktë i dozave të vaksinës që kanë humbur nga kjo avari. Më shumë se 140,000 britanikë kanë marrë tashmë vaksinën Pfizer / BioNTech, pasi u miratua nga autoritetet vendase në fillim të këtij muaji.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



