Agjensia Europiane e Barnave mer sot vendimin për vaksinën
Është paralajmëruar që sot pasdite do të mblidhet Agjencia Europiane e Barnave për të marrë një vendim lidhur me vaksinën e krijuar nga Pfizer dhe Biontech. Mbledhja që pritet të bëhet në Amsterdam do të çojë në aprovimin ose jo të vaksinës së parë kundër COVID-19.
Takimi siç është raportuar do të mbahet me dyer të mbyllura dhe vjen si pasojë nga fakti që rregullatorët e Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara dhe Zvicrës aprovuan përdorimin emergjent dhe nisjen e fushatave të imunizimit masiv. Vaksinimi, fillimisht i stafit mjekësor dhe të moshuarve, po bëhet në mënyrë vullnetare dhe falas në këto shtete.
Në qoftë se ne mbledhjen e sotme do të aprovohet vaksina atëherë në vendet anëtare të BE-së do të nisë nga 27 dhjetori.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



