E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hoti: Kuvendi të vazhdojë punën normalisht deri sa të zgjidhet qeveria e re
Lajme

Hoti: Kuvendi të vazhdojë punën normalisht deri sa të zgjidhet qeveria e re

Ditën e sotme Kryeministri në detyrë i Kosovës ka dalë në një konferencë për mediat për të folur mbi gjendjen aktuale në Kosovë. Kujtojmë se një ditë më parë Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë dhe si rrjedhojë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë Hoti ka thënë se deri në datën e zgjedhje qeveria akoma në detyrë do të vazhdojë detyrën e saj me përgjegjësi maksimale.

Sipas Hotit është e rëndësishme që gjërat të vazhdojnë normalisht dhe duke kryer të gjitha detyrat përkatëse deri sa një qeveri tjetër me mandat të plotë të vij në detyrë.


“Më vjen mirë që Gjykata Kushtetuese e ka sqaruar se bazuar në parimin e sigurisë juridike dhe faktin që ky aktgjykues nuk ka fuqi prapaveprues dhe vendimet e kësaj qeverie mbeten në fuqi dhe qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Ne do të vazhdojmë të kryejmë detyrën tonë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve. Është obligim kushtetues që të shpallim datën e zgjedhjeve brenda afatit kushtetues. Ne do t’i kryejmë obligimet tona tashmë në rrethana të reja. Dëshiroj të siguroj qytetarët dhe partnerët tanë që po punojmë se do të jemi në krye të detyrës për tu marrë me obligimet qe i kemi karshi qytetarëve të vendit sidomos në menaxhimin e situatës për pandeminë për të cilët kemi treguar rezultate të mira. Kemi përpara një punë të rëndësishme që është buxheti 2021. Bëj thirrje që Kuvendi të mos shpërndahet pa u miratuar buxheti për vitin 2021. Vendimin e kam parë mbrëmë në orët e vona. Unë i pranoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese pa i komentuar fare”, është shprehur Hoti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.