Ish deputeti tregon situatën që e habiti: Jeni pozitive me COVID19
Ditën e sotme Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryetari i Kuvendit, Namik Dokle ka shkruar një rrjetin social Facebook një ngjarje që i ka ndodhur në përditshmëri dhe që e ka lënë njëkohësisht të habitur dhe të shokuar. Sipas tij qytetarët shqiptarë janë të papërgjegjshëm sepse pasi kryejnë tamponin dalin lirshëm dhe bëjnë pazar edhe pse janë të dyshuar për COVID-19.
Postimi i plotë:
ÇFARË T’U THUASH NJREZVE TE TILLE?!!
Shkon tjetri te bleje ca fruta dhe perime. Gjen aty edhe bleres te tjere.
Njeres prej tyre i tringellin celulari. Ajo ia jep bleresit qe ka me afer dhe
i thote: Me erdhi nje mesazh, ma lexo se nuk e shoh mire, – dhe ia leshon
celularin ne dore. Dhe ai lexon: Ne baze te analizes qe keni bere , rezultoni
pozitiv me covid-19!
Cfare t’u thuash njerezve te tille?!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



