E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk ka asnjë hetim për dhunën e ushtruar nga policët gjatë protestave
Lajme

Nuk ka asnjë hetim për dhunën e ushtruar nga policët gjatë protestave

Siç është thënë ditët e fundit akuzat nga shoqeria civile por edhe nga institucionet ndërkombëtare si Këshilli i Europës dhe OSBE kundrejt dhunës së ushtruar nga policia ndaj gazetarëve dhe të miturve kanë mbetur pa përgjigje.


Aktet e dhunës kanë ndodhur gjatë protestave të zhvilluara për vrasjen e Klodian Rashës ku ka pasur shumë përplasje mes qytetarëve dhe policisë. Policët nga dëshmitë e shumë qytetarëve dhe të arrestuarve kanë ushtruar dhunë të paprecedent por që për këtë nuk është nisur asnjë hetim nga organet kompetente.

Zyrtarisht policia e shtetit, SHCBA dhe avokati i popullit nuk prononcohen për nisjen e hetimeve, të cilat janë ndaluar në fazën e verifikimeve në terren të kryera nga institucioni i avokatit të popullit. Këta të fundit në inspektimet e kryera janë fokusuar tek cështja e të miturve të cilët janë shoqëruar nga policia, mbipopullimi i komisariateve por jo dhuna e ushtruar nga efektivët. Pas çdo proteste Policia e Shtetit, krahas arrestimit të protestuesve, kanë nisur hetime edhe për punonjësit e policisë, por këtë herë institucionet heshtin. Pas protestave masive të mbajtura nga opozita e bashkuar, blutë kanë dhënë masa disiplinore, vërejtje, apo dhe deri në paralajmërime për largime nga puna për efektivët që kanë tejkaluar kompetencat gjatë demonstratave. Gjatë 5 protestave të dhjetorit efektivët kryen veprime të dhunshme ndaj të miturve, protestuesve dhe jo protestuesve apo dhe punonjësve të medias të cilët ishin pjesë e demonstratave për të përcjellë zhvillimet në kohë reale. Hetime kanë nisur vetëm nga institucioni i prokurorisë së Tiranës, pas denoncimeve të kryera nga gazetarët për dhunën e ushtruar ndaj tyre nga punonjës civilë të policisë të angazhuar gjatë protestave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.