Tërmeti i fortë shkund Athinën
Pak momente më parë është raportuar për një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter i cili ka tronditur Greqinë. Sipas raportimeve zyrtare tërmeti u shënua në perëndim të Athinës, 17 km nga qyteti i Aigio.
Institutit Gjeodinamik ka kryer disa matje dhe ka rezultuar se lëkundjet ishin në thellësi 13 kilometër dhe kanë edhe lëkundje të forta. Epiqendra e tërmetit u lokalizua 23 km nga Patra.
Deri më tani nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme material.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



