E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Nuk mund të premtoj uljen e çmimit të energjisë
Lajme

Rama: Nuk mund të premtoj uljen e çmimit të energjisë

Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me çmimin e energjisë elektrike në vendin tonë. Sipas tij qeveria nuk mund të bëjë asnjë premtim për uljen e çmimit të energjisë elektrike, por u zotua se nuk do të lejojë që çmimi të rritet.

“Çmimin e energjisë mund ta ulë Lulzim Basha. Që s’ka gjë në dorë dhe që s’do ketë gjë në dorë. Por kjo qeveri që ka në dorë punën, ajo që mund të bëjë, është të mos lejojë rritjen e saj duke e subvencionuar. Në çdo faturë energjie që ne paguajmë si konsumator familjar është brenda mundësia që na jepet për të paguar ekstra.

Për çdo faturë energjie qeveria paguan ekstra në arkën e OSHEE. Çdomethënë ulje e energjisë. Jo çdo premtim që ti bën mund të mbahet se ndodh diçka që nuk e parashikon dot.

Sic është aeroporti i Vlorës, nuk e ndalonim dot pandeminë.

Ulja e çmimit të enregjisë është një premtim që nuk e bëjmë dot se nuk bazohet në asnjëlloj arsyetimi. Këtë mund ta bëj Lulzimi që nuk ka gjë në dorë, dhe që s’do ketë gjë në dorë. E di që as ka e as do ketë gjë në dorë, dhe thotë kap ca të kapësh e premto nënë e babë. Ne s’mund ta bëjmë këtë”, u shpreh Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.