Korçë/ Arrestohet i t’iu që dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në mëngjes
Është bërë me dije se Policia e Korçës ka vënë në pranga 19-vjeçarin, Emiljano Sali, i cili akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës pas një konflikti me dy persona të tjerë. Në njoftimin e policisë thuhet edhe se arma e zjarrit është sekuestruar si provë materiale.
Njoftimi i policisë:
Shtetasi i mësipërm, u kap nga forcat e policisë në lagjen nr. 9, Korçë, me mjetin tip “Benz”, i cili për t’iu shmangur përgjegjësisë ligjore, kishte hedhur armën e zjarrit tip automatike, që dyshohet se përdori në ngjarje, në një depozitë uji. Arma e zjarrit së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



