Pronarit që i qëlluan me kallash sot i vranë nipin 6 vite më parë
Në ngjarjen e ndodhur 6 vite më parë, ngelën të vdekur Klodian Ndreca 28 vjeç dhe Taulant Prendi 25 vjeç.
Po ashtu nga atentati u plagos edhe Aurel Prendi 21 vjeç, vëllai i Taulantit.
Gjovalin Prendi asokohe bëri thirrje të zbardhej vrasja e nipit të tij dhe plagosja e të riut tjetër, pasi nuk dinte të kishin asnjë konflikt.
Lidhur me ngjarjen e ndodhur sot, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP Lezhë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



