E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërron jetë në moshën 57 vjeçare biznesmeni i njohur i hidrocentraleve
Publik News

Ndërron jetë në moshën 57 vjeçare biznesmeni i njohur i hidrocentraleve

Covid-19 i merr jetën biznesmenit elbasanlli Edi Kapedani. Mësohet se Kapedani prej 3 javësh ishte prekur nga virusi dhe po merrte mjekim në një nga spitalet Covid.

Ai është ndarë nga jeta në moshën 57 vjeçare.

Gjendja e biznesmenit ishte përkeqësuar gjatë ditëve të fundit dhe me gjithë përpjekjen e mjekëve nuk ia doli ta fitojë betejën me virusin. Edi Kapedani ishte biznesmen i njohur në Elbasan, në sektorin e ndërtimeve, më së shumti në atë të hidrocentraleve.

Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë, numri i qytetarëve që kanë humbur jetën zyrtarisht si pasojë e Covid 19 ka kapur shifrën e 1134 personave. Në 24 orët e fundit, sipas statistikave të MSH, janë kryer 2184 testime për Covid, nga të cilat 553 kanë dalë pozitive. 9 pacientë kanë humbur jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.