E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama luan me Luanën  , ndërsa qyetarët do ta shikojnë nga çadrat
Publik News

Rama luan me Luanën , ndërsa qyetarët do ta shikojnë nga çadrat

Në një kohë kur vendi po përballet me pasojat e rënda që la tërmeti dhe krizën që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, kryeministri Edi Rama mendon se si të argëtohet.

Pas shfaqjes  tek emisioni i Blendi Fevziut ku dha një intervistë ndryshe, kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në shown e Luana Vjollcës.

Kryeministri do të bëhet pjesë e lojërave të emisionit “Shiko kush Luan”, i cili do të transmetohet në datën 01 Janar të vitit 2021.

Nuk mjaftoi intervista tek Fevziu por tani do ta shikojmë edhe tek Luana Vjollca ku do të luajë me disa modele dhe kengëtare. Mësohet se Luana i ka dërguar pyetjet dhe skenarin gati që  Rama të dalë sa më trendi dhe i dashur me publikun duke ndihmur në retushimin e imazhit.   Por kontrasti nga  ana tjetër është i madh  pasi një numër i madh qytetarësh do e kalojnë Vitin e Ri nëpër çadra. Mësohet se emisioni është regjistruar, tashmë po montohet që të transmetohet për publikun.

Mesa duket Vitin e Ri, Rama, do ta marrë me të qeshur, pasi do të bëhet pjesë e lojërave në emisionin “Shiko Kush Luan”.

Jemi mësuar që ta shohim Ramën edhe në rolin e qesharakut pasi kujtojmë se vite më parë u bë pjesë e emisonit të Ermal Mamaqit, ku shfaqej nga dushi në shtëpinë e tij në Surrel, si piktor, edhe si kryeministër. Fotot qarkulluan gjatë në rrjetet sociale ku nuk munguan dhe memet.

Ramës nuk i ka ngelur gjë pa provuar dhe po e tregon veten në të gjithë mënyrat e mundshme prej sharlatani ndërkohë që vendi është në një situatë shumë të vështirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.