E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe pse disa njerëz nuk na pëlqejnë, ka një arsye pse ne i ‘kontrollojmë ‘në rrjetet sociale
Publik News

Edhe pse disa njerëz nuk na pëlqejnë, ka një arsye pse ne i ‘kontrollojmë ‘në rrjetet sociale

 

 

Ka një hap që njerëzit shpesh nuk e përmendin, por kjo s’do të thotë se nuk e bëjnë: Një kontroll i vogël i disa profileve në rrjete sociale.

Ndonjëherë ju shihni profilet e njerëzve që s’ju pëlqejnë fare, që urreni mënyrën si flasin, çfarë kanë veshur etj, por për një arsye a tjetër, herë pas here kaloni në profilet e tyre, raporton “Woman’s Health Magazine”.

Kjo njihet “social media stalking” ose “përndjekje në rrjete sociale” dhe kur e bëni sepse nuk i keni qejf këta njerëz, njihet dhe si “hate-stalk”, ose “përndjekje nga urrejtja/mospëlqimi”.

Përpara se të ndiheni çuditshëm dhe të shqetësoheni, duhet të dini se nuk jeni vetëm. Madje, gjasat janë që, ndërsa ju po hyni në profilin e dikujt që s’ju pëlqen, dikush tjetër mund të jetë në profilin tuaj për të njëjtën arsye, shkruan Cosmopolitan.

Pse e bëjmë këtë?

rrjete sociale pelqimi i njerezve qe nuk pelqejme (1)

Thënë thjesht, kontrolli i profileve të njerëzve të tjerë është thjesht një shpërqendrim nga bota.

Meghan Jablonski, psikologe klinike, shpjegon se kanalizimi i energjisë tuaj negative në një profil Instagram-i a Facebook-u arrin të reduktojë shpejt stresin, trishtimin ose dhe ankthin.

Nxitja e egos suaj, duke gjykuar të tjerët mund të bëjë që truri të çlirojë dopaminë, e cila rregullon aftësinë tonë për të ndjerë kënaqësi. Kjo e fundit, bën që një ves/zakon të krijohet më lehtë.

Fatkeqësisht, ndjesitë e këqija që mund të keni nuk largohen përgjithmonë. Prandaj, lëshimi i “kësaj energjie negative” në rrjete sociale për pak “lumturi të shpejtë” nuk është zgjidhje.

Ndonëse mund të jetë deri diku e pamundur të mos kontrollojmë kurrë asnjë profil, le të përpiqemi ta kanalizojmë zemërimin tonë diku tjetër.

Gjithashtu, le t’i bëjmë “like” vetëm postimeve që na bëjnë vërtet të ndihemi mirë me veten dhe na ndihmojnë.

Kështu “magjistarët” e algoritmit të rrjeteve sociale të na shfaqin më shumë këto postime që duam dhe që na duhen, se sa postimet që i urrejmë, por duam t’i shohim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.