E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kukësi nuk di të fitojë!
Publik News

Kukësi nuk di të fitojë!

Ndeshja nisi mirë për kurbinasit, të cilët  gjetën rrugën e rrjetës që në miniutën e 12’, me Emiljano Mustën, i cili pas një pasimi perfekt të marrë nga Lushkja, ia del ta dërgojë topin në rrjetë. Skuadra e Hallaçit dukej e pafuqishme për të reaguar, teksa Laçi gjeti edhe njëherë golin me Harmon në minutën e 46 para se të mbyllej pjesa e parë. Pjesa e dytë nisi përsëri me gol për skuadrën e Duros që shënoi në minutën e 50 me Xhixhën. Vetëm në këtë moment u zgjuan te Kukësi, teksa arritën të gjejnë dy herë rrugën e rrjetës. Fillimisht me Ibraimin në minutën e 64’ dhe me Eze në minutën e 92’ me penallti, por nuk mjaftuan për të marrë të paktën 3 pikë.

FT| Laçi-Kukësi 3-2

Musta 12′, Harmon 46′, Xhixha 50’/ Ibraimi 64′, Eze 92′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet takimi!

92’ GOOOOL 3-2 KUKËSI! Tjetër penallti për Kukësin, pas një ndërhyrje të Ignjatoviç ndaj Eze. Është pikërisht ky i fundit që shkon te pika e penalltisë, teksa tregohet i saktë dhe shënon të dytin për Kukësin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.