E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje nga përleshja e grabitësve të armatosur me kambistin në Korçë: Njëri u plagos bashkë me pronarin
Publik News

Detaje nga përleshja e grabitësve të armatosur me kambistin në Korçë: Njëri u plagos bashkë me pronarin

Një prej grabitësve të armatosur që është përleshur në orët e para të mëngjesit të sotëm me një kambist në Korçë, është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia.

Mësohet se kanë qenë tre grabitës të armatosur që kanë shkuar për të vjedhur në një shtëpi në lagjen nr.1 të qytetit, por aty janë ndjerë nga pronari i shtëpisë, që është kambist në Korçë, dhe familjarët e tjerë të tij.

Ata janë përleshur me njëri-tjetrin dhe si pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur, bashkë me pronarin e shtëpisë. Familjarët e kambistit janë shprehur se të gjithë janë përleshur me grabitësit, të cilët dyshohet se kanë arritur të marrin një sasi të caktuar parash.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe dy të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, një prej tyre që është dhe grabitësi, është arrestuar në kushtet e flagrancës, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër.

Nga pamjet e siguara nga Ora News, shihen njollat e gjakut në derën e shtëpisë së kambistit, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet ende. Sipas familjarëve, është hera e katërt që ata tentohet të grabiten.

“Më datë 11.01.2021, rreth orës 06:10, në lagjen nr. 1, në rrugën e “Bilbilave”, Korçë, tre persona dyshohet se nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur me dhunë shtetasit Sh. M., me profesion kambist, një sasi lekësh para banesës së tij” thuhet në njoftimin e policisë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.