E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish drejtuesi i anti-Drogës së Fierit: Pse u arratis kusho i  Saimir Tahirit ?
Publik News

Ish drejtuesi i anti-Drogës së Fierit: Pse u arratis kusho i Saimir Tahirit ?

Për ish-drejtuesin e anti-Drogës së Fierit, Moisi Habilaj do të ekstradohej në Shqipëri për të dëshmuar në gjyqin kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Zagani shton se arratisja e Habilajt është e pakuptimtë, pasi ai kishte kryer gjysme e dënimit në Itali, ndaj ai thekson se ka konfirmuar me burime të tijat se “zhdukja” e Habilajt vjen pikërisht pas nisjes së kërkesës që ky i fundit të vuante dënimin në Shqipëri. “E habitshme qe askush nuk bën dot lidhjen pse u kërkua nga pala shqiptare Moisiu, kur u kerkua dhe si u veprua, dhe ne fund kur u “zhduk” ne menyre kaq te mistershme ky djale asgan, bisnesmen i” ndershem” ne trustin e frutave te linjes Vlore-Sicili.

Pra te nderuar miq, tjeter kund fle lepuri Moisi, tjeter hall ka Saja, drejtesia e rilindur me shefin e madh ne krye, se Moisiu shkrete mire ishte dhe me pak vite qe tashme ka bere e hiqte qafe denimin e jetes dhe gezonte milionat e bisnesit te tije familjar i lumtur prane familjes, e skishte pse i fuste vetes gjithe kete hall ku e ndjek gjithe bota pas shpalljes ne kerkim”, thekson Zagani.

Postimi i plotë i Dritan Zaganit

Moisi Habilaj nuk i është shmangur dënimit në Itali por gjyqit në Tiranë ku do dilte si dëshmitar për Saimir Tahirin

Dje  ne pothuaj te gjitha mediat e vendit tim po lexoja se na qenkesh “arratis” per t’iu shmangur denimit te cilin pothuaj e ka kryer gjysmen. Mu duk pak lajm i çuditshëm dhe desha s’desha bera ca telefonata me miq andej nga pertej detit për te kuptuar çfarë ishte kjo “gjeme “ qe na paska bere Moisiu kështu.

Na doli se Moisi kushoja paska nja ca dite që nuk gjendet dhe sipas mediave shqip eshte larguar per t’iu shmangur denimit ne Itali, gjë qe se di se pse por nuk me dukej edhe aq korrekte.

Moisi kusho ka kohe qe e dinte se është i dënuar, ndaj pse do ikte pikërisht tani, cfarë ka ndryshuar qe ai te rrezikoje kaq shume e mos te mjaftohej me gjysmën e denimit qe i kishte ngele, por iken qe ti shtoje vetes edhe andralla te tjerra e ndonjë dënim shtese, se tek e fundit eshte i ri shejtani qe te kaloje jeten ne arrati, ku do te kishte ne kurriz gjithe policitë e botes dhe tonën bashke.

Sipas te njëjtave burime qe mua me rezultojnë ka vite e vite te sakta, menjehere pas denimit nga Apeli ne Catania per Moisiun, nga ana e drejtësisë Shqiptare eshte kërkuar ekstradimi i tije ne Shqipëri, me pretekstin qe te vuaje denimin atje e jo ne Itali, dhe per kete fakt jane vene ne levizje kancelarite e dy vendeve qe te mbyllin operacionin dhe kusho te shkoje shendosh e mire ne nje institucion te vuajtjes se dënimit ne Shqipëri për pjesën e ngelur. Interpol Roma na e paska vene djalin tel lista e ekstradimeve për llogari te Shqipërisë qe rreth datës 20 dhjetore( date kjo ku nga burime te miat me thuhet se Moisi kushoja ka kërkuar leje te lëvize nga arresti shtepiak ku ndodhej per nje vizite tek dentisti, dhe nga ai moment pasi është përshëndetur me ata qe duhej, është zhdukur dhe s’ka me asnjë lajm për te. Pra menjëherë sapo është informuar qe nga shteti ame ka ardhur një kërkese ekstradimi, ai zhduket.

Kështu përforcon mendimin tim bazuar ne indicie e te dhëna nga burime te sakta qe ai nuk ka aspak dëshire ti shmanget denimit Italian, por krejt tjetër gje e ka detyruar kushon e shkrete te ike nga syte këmbët pa gjurme.

Po çfarë ka ngjare do pyesni ju, dhe e drejte pyetja qe ka si përgjigje te thjesht ate se ai s’do te jete i ekstraduar ne atdhe jo se do i behej keq me burgun, sepse te gjithë e dimë si janë gjerat te ne, ku shume si ai pas 6 muaj apo pak vite burg, lirohen per motive nga me banalet kundrejt një shume te caktuar, por sepse dikush i ka dhene “urdher” te ziut kusho, qe ne asnje mënyre ai s’duhet te kthehet ne atdhe ,dhe te mos jete i disponueshem për drejtësinë Shqiptare ne gjyqin e kushos ish ministër, se pastaj aty është keq puna, ku i dihet apo ku i zihet me bese drejtësisë se vetuar, e sidomos ca “ndërhyrjeve” nga jashtë qe kusho ish ministër ka kohe qe i ka “denoncuar” live ne media, te cilat sipas tije po influencojne gjykatën kundër te drejtës se tije drejt pafajësisë.

E habitshme qe askush nuk bën dot lidhjen pse u kërkua nga pala shqiptare Moisiu, kur u kerkua dhe si u veprua, dhe ne fund kur u “zhduk” ne menyre kaq te mistershme ky djale asgan, bisnesmen i” ndershem” ne trustin e frutave te linjes Vlore-Sicili.

Pra te nderuar miq, tjeter kund fle lepuri Moisi, tjeter hall ka Saja, drejtesia e rilindur me shefin e madh ne krye, se Moisiu shkrete mire ishte dhe me pak vite qe tashme ka bere e hiqte qafe denimin e jetes dhe gezonte milionat e bisnesit te tije familjar i lumtur prane familjes, e skishte pse i fuste vetes gjithe kete hall ku e ndjek gjithe bota pas shpalljes ne kerkim.

Moisiu,  Moisiu por eshte Saje ish ministri halli o njerez. Kaq nga une per momentin dhe u premtoj se sapo te behen axhornamentet e duhura, gjithmon nga dokumente dhe burime te sigurta, do degjohemi  perseri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.