Pronarja e tokës tregon për konfliktin me biznesmenin
Qytetarja tha se biznesmeni Allmuça i ka 4800 euro borxh, të cilat siç thekson ajo, ia ka kerkuar pasi do të shtrohet në spital.
“Kam tërë këto vite që vij dhe më thonë të iki. Allmuça më ka 4800 euro, më shmanget. I thashë mbaji 800 euro, më jep 4 mijë se do të shtrohem në spital. Asgjë nuk më ka ardhur. Ai më thotë që është nëpër gjyqe, kam nisur të marr një kredi. I thashë se nuk më duhet kredia jote, se unë jam nëpër spitale”, tha qytetarja.
Përplasjen me armë zjarri që ndodhir paraditen e sotme në zonën e ish-Parkut në Tiranë, ku mbeti i plagosur biznesmeni-ndërtues Sino Llanaj.
Sipas njoftimit, Llanaj është plagosur pas një konflikti të çastit. Gjithashtu, i plagosur ka mbetur dhe një kalimtar i rastit, shtetasi Klodjan Kamino, i cili ka marrë plumb në kofshë. Autor i dyshuar i ngjarjes është Albert Allmuça, ortak i Sino Llanajt, në pallatin që po ndërtojnë te rruga “Ndre Mjeda”.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjesNga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli, po bëhet krehja e zonës, si dhe po kontrollohen pamjet filmike, për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Në Komisariatin e Policisë Nr. 2 janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje”, njofton Policia e Tiranës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



