E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I premtoi  se do e bënte ortake dhe i mori 270 mijë euro, Gjykata lë arrest shtëpie  pronarin e agjencisë së udhëtimeve
Publik News

I premtoi se do e bënte ortake dhe i mori 270 mijë euro, Gjykata lë arrest shtëpie pronarin e agjencisë së udhëtimeve

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për pronarin e një kompanie udhëtimesh turistike, Andi Alimehmeti, i cili i ka marrë një gruaje rreth 270 mijë euro.

51 vjeçari i ka premtuar shtetases së sipërpërmendur, se do ta bënte ortake në kompaninë e tij. Mirëpo, pasi ka paguar lekët, gruaja ka zbuluar mashtrimin dhe ka denoncuar Alimehmetin, i arrestuar dy ditë më parë nga Policia.

Rasti në fjalë është regjistruar në vitin 2017 por është denoncuar ditët e fundit në policinë e Tiranës, pranë seksionit për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar.

Andi Alimehmeti dyshohet se ka mashtruar dhe disa persona të tjerë, duke u marrë sasi të caktuara parash, pasi ka qenë i proceduar dhe më parë për veprën penale “Mashtrimi”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.