Rama flet për TIREN në kuvend:Rasti i Tires një babëzi e pa shembull
Në fjalën e mbajtur në Parlament, kreu i qeverisë e konsideron rastin një babëzi të pa shembull.
Kryeministri tha se qytetarët ende nuk kanë besim te sistemi i drejtësisë për të bërë denoncime të tilla, ndërsa vlerësoi mediat për publikimin e skandalit.
Rama: Ka çështje të trishtueshme siç ishte momenti i shfaqjes së një harbutërie dhe babëzie të pashembullt nga një personazh i neveritshëm në spitalin “Shefqet Ndroqi”, aq i trishtueshëm ishte një moment i tillë aq edhe pozitive që një qytetare denoncoi që një media investigative e mbështeti qytetarin dhe personazhi abuziv është prapra hekurave. Ne jemi në gatishmëri të plotë për të reaguar ndaj çdo shfaqej abuzive kudo qoftë dhe sidomos në sistemin tonë shëndetësor. Qytetarët të mos heshtin, të mos struken dhe të denoncojnë çdo rast të çfarëdo niveli abuzimi se mbase raste të një shëmtie të tillë mund të mos quhen të përditshme, por në të përditshmen edhe një vonesë e shkaktuar për pak mijë lekë të vjetra është abuzim. Është e patolerueshme që një pakicë në sistemin shëndetësor të njollos bluzat e bardha të Republikës së Shqipërisë.
Është e patolerueshme që gjithë kjo punë kolosale që është bërë, të njolloset nga elementë të tillë. Nga ana tjetër është po kaq e pa tolerueshme dhe e pa moralshme që kushdo bie viktimë e këtij abuzimi të heshtë. Nëse ka ende mungesë besimi te organet e drejtësisë është plotësisht e justifikueshme që dikush ta ketë më të lehtë të shkojë te një media investigative dhe ta bëjë këtë gjë dhe kjo është puna më e mirë që mund të bëjë sot dhe për ta forcuar sistemin e drejtësisë edhe më shumë dhe për ta ndihmuar sistemin tonë të shëndetësisë të përparojë edhe më shpejt. Është një punë atdhetare që të japësh kontributin tënd.
Unë dua t’i shpreh ngushëllimet e mia për humbjen e njeriut të dashur dhe dua t’i shpreh mirënjohje dhe respekt qytetares që mori guximin dhe e denoncoi. Faktikisht, ky është një kontribut i madh dhe i munguar në një masë shumë të madhe i medias dhe gazetarisë sonë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



