E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Refuzova ta marr në punë, dyshimet e biznesmenit për dëmtimin e makinës
Publik News

Refuzova ta marr në punë, dyshimet e biznesmenit për dëmtimin e makinës

Nikolin Shqau, biznesmeni të cilit mëngjesin e sotëm i thyen makinën me shifër hekuri, ka treguar se cili person mund të fshihet pas këtij sulmi. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se biznesmeni Shqau që ka rrëfyer se mund t’ia ketë thyer mjetin “Tiguan”, një person që kishte kërkuar që Shqau ta merrte në punë.

Biznesmeni e kishte refuzuar shumë herë, por personi ‘kokëfortë’ këmbëngulte sërish që Shqau ta merrte në punë. Duke qenë se biznesmeni nuk ia ka realizuar dëshirën, personi në fjalë, të cilit ende nuk i dihet identiteti, mund të jetë hakmarrë ndaj Shqaut.

“Është një person, më kërkoi që ta marr në punë tek bizneset e mia, kam refuzuar për një sërë arsyesh,”- ka thënë Shqau.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.