E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OFL përfundon në Gjykatën Kushtetuese, kërkoi deklarimin e pasurisë për 500 të dënuar
Publik News

OFL përfundon në Gjykatën Kushtetuese, kërkoi deklarimin e pasurisë për 500 të dënuar

Operacioni Forca e Ligjit pritet që të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, pasi dërgoi formularin për vetë deklarimin e pasurisë mbi 500 personave me rekorde kriminale.

Mësohet se disa nga subjektet e prekura nga OFL-ja, do të depozitojnë paditë në Kushtetuese nëpërmjet avokatëve të tyre.

Sipas Report Tv, ndër argumentet e tyre për rrëzimin e OFL-s dhe shpalljen e saj antikushtetuese janë mungesa e emergjencës për të nxjerrë aktin normativ si dhe zgjatjen e afatit edhe pas mbarimit të mandatit të saj më 31 dhjetor 2020.

Afati i fundit për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të pasurisë nga OFL, ishte deri më 31 dhjetor 2020.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.