E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama këshillon gazetarët: Jeni të pakënaqur me hetimin e italianëve?
Publik News

Rama këshillon gazetarët: Jeni të pakënaqur me hetimin e italianëve?

Kryeministri Edi Rama iu sugjeroi gazetarëve që janë të pakënaqur me hetimin e bërë nga Italia të bëjnë vetë investigime. Rama tha se investigimi duhet të jetë si ai i bërë nga emisioni STOP, që zbuloi sanitaren Tire Alldervishi që zhvati familjen e një pacienteje me COVID.

“Jeni të pakënaqur me hetimin e anti-mafias italiane? Investigoni, ama unë investigim i them asaj që bën Stopi (referuar rastit të Tires). Një sanitare, niveli më i ulët i administratës e gozhduan me prova dhe ajo është sot në burg, ai është shërbim në nxjerrjen në pah të dobësive të çdo natyre të shtetit. Çfarë kujtoni se jemi në barrikada të ndryshme? Jo, jemi në një barrikadë. Çjanë këto pyetje, a jeni ju të sigurtë që bashkia Tiranë nuk merr 20%? Është njësoj si t’ju them unë juve, a jeni të sigurtë që lojtarët e fatit nuk bëjnë linjën editoriale të televizionit tuaj. Kur në fakt, pyetja ime ka edhe pak sens”-tha Rama, ndërsa nuk foli nëse prokuroria shqiptare, konkretisht SPAK, duhet të bëjë verifikim apo jo të përgjimeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.