E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E moshuara që u dhunua dhe perdhunua nga nipi: Më bëri e torturoi si deshi vetë
Lajme

E moshuara që u dhunua dhe perdhunua nga nipi: Më bëri e torturoi si deshi vetë

Në një prononcim për mediat, gruaja e mbuluar nga hematomat në fytyrë tregon me vështirësi çfarë kishte ndodhur.

“Më ka rrahur. Më bëri si do vetë. Më torturoi. Punën e vet (qan)”, tha e moshuara, raporton News24.

Djali i saj tregon se ngjarja ka ndodhur kur nuk ishte në shtëpi dhe se djali është i gruas së tij.

“Vajta për të marrë çunin në Fier. E morëm me një taksi e prumë në shtëpi. Më lë taksia tek porta, shikoj plaka këtu. Atë nuk e pashë farë unë. Plaka ishte e vrarë nga fytyra, e nxirë nga surrati. I tha çuni tjetër kush të vrau, kjo më tha mua ai më vrau. Ishte lakuriq, e kishte zhveshur, kishte hedhur bebelinat nga dera. E pyeta unë plakën, më përdhunoi tha.

Ishte këtu dhe ai. I fola. Ai tha ti e qëllove kështu, e mori djali tjetër e çoi matanë. Djali ishte i dehur, nuk e takova fare, shkova tek kryeplaku e denoncova. Mora tezen për të pastruar këtu”, tregoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.