Studimi: Covid-19 ‘lindi’ në Kinë, infektimet nisën që në tetor 2019
Virusi ‘patjetër’ që e ka origjinën në Kinë, thonë shkencëtarët amerikanë dhe shpërthimi i pandemisë ka nisur që në fillim të muajit tetor 2019, disa muaj para se Pekini të alarmonte botën.
Ky përfundim është arritur pas një studimi shkencor që ka gjurmuar ‘nënën’ e të gjithë infeksioneve Covid-19 dhe pasardhësit e saj fillestarë në vend.
Studimi nga ekspertët amerikanë, analizoi mostrat nga mijëra pacientë me koronavirus, gjithashtu përcaktoi se shpërthimi pothuajse me siguri filloi në tetor 2019.
Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë fillon kërkimin e saj në Kinë për origjinën e pandemisë mes frikës se puna e saj do të kufizohet nga qeveria kineze.
Kina ka promovuar teori të dyshimta se virusi u shfaq jashtë kufijve të saj.
Edhe javën e kaluar, një zëdhënëse e ministrisë së jashtme pretendoi se mund të ketë ardhur nga një bazë ushtarake dhe laborator amerikan në Maryland.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



