Rama e pranon :Aeroporti i Vlorës dhe i Kukësit si legjenda e Rozafës
Edi Rama, i njëjti që ka “inauguruar” disa herë në 3D aeroportet e Vlorës dhe atë të Kukësit, më në fund në funksion të fushatës e ka pranuar se këto punë “madhore të tij” për 8 vite kanë qënë thjesht legjenda.
Gjithsesi gjatë fjalës së tij në një bashkëbisedim me banorët e Gjirokastrës, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre, kryeministri premtoi sërish se së shpejti, pritet të shpallet fituesi i garës ndërkombëtare për këto aeroporte. Madje premtimit të tij i ka shtuar edhe 2 aeroporte të tjera në Gjirokastër. Justifikimi i radhës për vonesat e këtyre projekte ishte situata me pandeminë.
“Shpresoj që këto ditë të kemi fituesin e garës ndërkombëtare që u bë si legjenda e Rozafës, pandemia, hapje-mbyllje, kredia, etje. Këtu në Gjirokastër bëhet fjala për dy aerodrome, që do të jenë turistike”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



