E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
O ju dhje… mu në këngë!
Publik News

O ju dhje… mu në këngë!

Mentor Kikia

Jam shumë i bindur se Rama i opozitës(së dikurshme) do të qeshte me këtë Ramën e qeverisë sot, kur rri në këmbë e degjon lebërit ti këndojnë këngë, “Tu bëftë dita një mijë”.

Por megjithatë nuk është çështje e Ramës kjo. Ndoshta edhe mua mund të më pëlqente nëse do ma bënin një këngë, qoftë edhe me një strofë… Eshtë çështje e popullit. Me ka munduar vazhdimisht pyetje: Përse ne u këndojmë të gjithë udhëheqësve? Përse e kemi kaq të lehtë ti kushtojmë këngë gjithkujt? Ose, më saktë, përse kushton kaq lirë kënga këtu?

I kemi kënduar Enver Hoxhës sa rryli i fytit na doli. Nga festivalet popullore deri tek festivali i pionierëve, në dasma e ditëlindje. I kënduam më pas Sudes e Xhaferrit, Gjallicës dhe Vefës. I kënduam Sali Berishës, Fatos Nanos, Ilir Metës e LSI-së, dhe tani Edi Ramës, i cili ka nga një këngë për çdo dorë asfalti që hedh në fshatrat e Jugut.

Mos vallë duhet kërkuar tek sjellja jonë edhe fati jonë? A nuk jemi ne vetë që i idhullojmë udhëheqësit tanë, i ngrejmë në piedestal, i mbështesim të bëhen diktatorë, satrapë, sadistë, hajdutë, autoritaristë…

O ditëzinj! Ai është kryeministër, është nëpunësi më i lartë i qeverisë, që paguhet me taksat tona, dhe është aty për të bërë punën e tij. Lëreni këngën por shikoni e matini punën. Po e beri mirë, jepini sërish votën, po s’e bëri mirë, hiqeni.

O ju dhje… mu në këngë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.