E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk ka rrugë tjetër, përveç PJESMARRJES masive në zgjedhje për të rrëzuar MONIZMIN
Publik News

Nuk ka rrugë tjetër, përveç PJESMARRJES masive në zgjedhje për të rrëzuar MONIZMIN

Që të kuptohemi.

Hajduti më i madh i zgjedhjeve është sistemi zgjedhor. Blerja e votës është një devijim i rëndë i konceptit të demokracisë, por sistemi është hajduti më i madh.

-Copëzimi i pabarabartë i votës në territor, dmth ndarja e saj sipas qarqeve me numër të ndryshëm votash dhe mandatesh;

– loja me numrat tek e çift të mandateve në qarqe,

– metoda D’Hond e përllogaritjes për ndarjen e mandateve;

dhe
– ndalimi arbitrar (në mes të garës dhe pa konsensus) i garimit me koalicion listash;

Janë elementët e sistemit zgjedhor që legjitimojnë vjedhjen spektakolare të zgjedhjeve.

Këto elementë, në sisteme të ndryshme elektorale, njihen si bonuse për partinë e parë. Ndërsa në ligjin tonë këto janë shkruar për të legjitimuar VJEDHJEN e mandateve pa vota.

Pavarësisht se nuk të voton 50%+1e popullit, me këto elementë partia e parë sundon e vetme, sepse merr shumicën e vendeve në Parlament. Ja pra përse themi se sistemi në efekt është mazhoritar.

Kështu që partisë moniste që sundon i duhet vetëm të mbledhë vota sa për të qenë parti e parë dhe të mbajë kundërshtarët të përçarë.

Mjafton vetëm kaq dhe partia e parë i merr të gjitha e vetme!!! Madje mund të rrijë gjatë kështu…

Ne të tjerëve na rroftë demokracia dhe vota e lirë!!! 😔

Prandaj duhet një sjellje popullore e fortë ndaj kësaj situate, sepse nuk është vetëm heqja e Ramës, por e MONIZMIT.

Vetëm me pjesmarrje masive ulen ndjeshëm efektet e vjedhjes ligjore që do të bëjë monizmi. Vetëm kështu vota merr vlerën reale dhe jep efektet e duhura.

Nuk ka rrugë tjetër, përveç PJESMARRJES.

Natyrisht kësaj pjesmarrje do i kish dhënë një dorë të mirë bashkimi i opozitës në një listë unike…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.