E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK i sekuestron shuma të mëdha parash mjekut të njohur kardiolog
Publik News

SPAK i sekuestron shuma të mëdha parash mjekut të njohur kardiolog

Pas kontrolleve, janë zbuluar rreth 200 mijë euro dhe 130 milionë lekë.

Ndërkohë, në zyrë janë gjetur 50 mijë euro si dhe 30 mln lekë.

Mësohet se mjeku është kapur në përgjimet e SPAK teksa bisedonte me Manuela Mallakuçi, për një operacion të një familjari të kësaj të fundit.

Gjatë përgjimeve, SPAK ka zbuluar se ajo i ka dhënë një shumë parash.

SPAK po hetonte korrupsionin në gjykatën e Krujës ku nga përgjimet ka rënë në rrjet edhe mjeku i njohur, shef i kardiologjisë në QSUT.

“Gjithashtu gjatë hetimit të këtij procedimi penal është evidentuar edhe një rast korrupsioni në shëndetësi dhe në lidhje me këtë rast Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.14 datë 10.02.2021 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasve. Edvin Prifti, mjek kardiokirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, masë sigurimi “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo funksioni publik”, parashikuar nga neni 242 i K. Pr. Penale, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal”- sqaronte SPAK.

Më herët gjatë ditës, SPAK kreu arrestimin e 10 personave në Gjkatën e Krujës, të cilët akuzohen se me skema korruptive ulnin vitet dhe lironin të dënuarit.

Të dënuarit kujdeseshin fillimisht që si mbrojtës të tyre të zgjidhnin avokatin Aldo Tabaku dhe ky i fundit falë marrëdhënies që kishte krijuar me gjyqtaren Enkeljeda Hoxha,  mundësonte që të dënuarit të përfitonin uljen e dënimit, kundrejt shumave të parave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.