E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
MOTI me ngrica/ Aksident në ‘Rrugën e Kombit’, kamioni del nga rruga
Publik News

MOTI me ngrica/ Aksident në ‘Rrugën e Kombit’, kamioni del nga rruga

Moti i keq ka shkaktuar probleme në shumë rrugë të vendit duke bërë që të ketë dhe aksidente si pasojë e ngricës.

Në aksin Fushë Dukagjin-Tuneli i Kalimashit një kamion ka humbur kontrollin dhe është anuar anës korsië, fatmirësisht duke mos u përplasur me mjete të tjera.

Mësohet se nuk ka lëndime në njerëz dhe siç shihete dhe në videon e mbërritur në redaksi, policia ka shkuar në vendngjarje.

Reshjet e dëborës që filluan para pak orëve në Tiranë i kanë bërë rrugët më të rrëshqitshme.

Si pasojë, në kryeqytet janë raportuar disa aksidente, por fatmirësisht pa të lënduar dhe vetëm me dëme të vogla materiale.

Në foto  shihet se dy mjete janë përplasur me njëri tjetrin, por asnjë nga shoferët nuk është lënduar.

I gjithë vendi ynë po përballet me reshje të shumta shiu dhe dëbore që kanë sjellë edhe probleme me qarkullimin, ndërkohë që disa akse nacionalë mbeten ende të bllokuar.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.