PD i përgjigjet Ramës: Je i vetmi përgjegjës për dështimin e Shqipërisë. Përpjekjet për t’ia hedhur fajin të tjerëve nuk…
Në reagimin e saj PD thotë se Rama është i vemti përgjegjës për dështimin e Shqipërisë, ndërsa shton se përpjekjet për t’ia hedhur fajin të tjerëve nuk do ta ndihmojnë.
“Edi Rama është Kryeministër prej 8 vitesh dhe vetëm ai është përgjegjës për dështimin e Shqipërisë. Përpjekjet e tij për t’ia hedhur fajin të tjerëve nuk do ta ndihmojnë atë. Dështimi i tij ka dalë në dritë dhe shqiptarët e dinë tashmë – Edi Rama është një dështim. Në 25 Prill Rama do të shkojë në shtëpi dhe ne, së bashku, do ta çojmë Shqipërinë në rrugën e duhur”,thotë PD.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



