E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Biznesi në Shkodër në falimentim nga rënia e konsumit”/ PD: Qeveria e ardhshme do të shpëtojë ekonominë shqiptare
Publik News

“Biznesi në Shkodër në falimentim nga rënia e konsumit”/ PD: Qeveria e ardhshme do të shpëtojë ekonominë shqiptare

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Shkodër, Helidon Bushati takoi disa biznese me të cilët bisedoi për problematikat kryesore të tyre.

helidon bushati

 

 

Të gjithë bizneset ngritën shqetësime të shumta duke deklaruar se situata është shumë e vështirë dhe rënia e konsumit po çon biznesin drejt një krize të thellë.

Në njoftimin e PD, thuhet se pronarët e bizneseve i thanë Bushatit se përballë një situate të tillë, rrezikojnë falimentimin, ndërkohë që detyrimet janë të detyruar ti shlyejnë një më një shtetit.

“Emigracioni gjatë këtyre 8 viteve për shkak të papunësisë në kryeqendrën e veriut ka qenë një nga ndikuesit kryesore në rënien e konsumit.  Zoti Bushati i garantoi bizneset por edhe qytetarët e Shkodrës se qeveria e ardhshme ka angazhime të rëndësishme për të kthyer normalitetin në ekonomi e biznes dhe për të shpëtuar rënien në greminë të ekonomisë shqiptare. Bushati u paraqiti atyre edhe detajet e programit, program i cili mori vlerësim maksimal nga biznesi në Shkodër”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.