E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajthit  shoferi i autobusit të Kombinatit, bën manovrën e rrezikshme në mes të rrugës
Publik News

Lajthit shoferi i autobusit të Kombinatit, bën manovrën e rrezikshme në mes të rrugës

Shoferi i këtij autobusi urban që bën linjën e Kombinatit në kryeqytet me sa duket e “paska me nxitim” dhe nuk i njihka rregullat e qarkullimit.

Përpos kësaj, ka bërë një manovër të rrezikshme që ka rrezikuar qytetarët dhe çdo shofer që mund të vinte nga drejtimi tjetër.

Ai e ka kthyer autobusin në mes të rrugës duke u ngjitur mbi trafikndarësen, gjë që ka shkaktuar jo vetëm habi, por dhe frikë tek qytetarët që ndodheshin në trotuar.

Për më shumë shihni videon e siguar nga një shofer i rastit:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.