E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E dhunuan në  një lokal të Krujës, i riu i dënuar për trafik droge në Kroaci
Publik News

E dhunuan në një lokal të Krujës, i riu i dënuar për trafik droge në Kroaci

Një ngjarje e frikshme ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në një lokal të Krujës.

Disa persona të armatosur dhe me maska në kokë, u futën në lokal duke terrorizuar klientët.

Nën kërcënimin e armës ata u kanë kërkuar klientëve të lokalit që të mos lëvizin.

Më pas kanë kapur të riun, Elvis Elezin dhe e kanë dhunuar barbarisht me shkelma dhe shkop.

Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen Bakushe Visha. Sipas informacioneve për mediat, Elvis Elezi ka qenë i dënuar në Kroaci për trafik droge.

Para 1 viti atij i kishin vendosur eksploziv në banesë.

Policia e Durrësit dhe e Fushë Krujës akoma nuk ka dhënë asnjë njoftim për dhunimin e të riut Elvis Elezi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.